MENU
klinika

Tuneli i Llogarasë

Mbyllen punimet në aksin Palasë-Dhërmi

02.06.2022 - 09:44

Në kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë këtij aksi. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale i cili shkruan se në përfundim ky aks do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar.

‘Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.

Kujtojmë se puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe do të sjellë të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro.