MENU
klinika

Prindërit e gjejnë në fund të ujit

Mbytet turisti polak në pishinën e një hoteli në Vlorë!

07.06.2022 - 10:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë. Një turist polak ka ndërruar jetë në pishinën e një hoteli në Vlorë.

Shtetasi polak ka qenë duke notuar me prindërit. Ata kanë dalë për të pirë një cigare dhe më pas kur janë rikthyer, e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës.

Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën. Në momentin kur ka mbërritur, i riu nuk kishte shenja jete.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.