MENU
klinika

“Shtylla” e dietës mesdhetare

Mënyrat si t’i shijoni makaronat pa u shëndoshur!

29.06.2022 - 11:46

Makaronat nuk e shtojnë yndyrën në trup, por duhet të zgjidhni mënyrën si t’i gatuani dhe si t’i hani kështu mund t’i konsumoni pa u ndier në faj. Të heqësh dorë nga pastat nuk është e lehtë, duke qenë se ky lloj gatimi është një nga shtyllat e dietës mesdhetare. Problemi lind nga fakti që shumë njerëz i konsiderojnë ato armik të betuar të dietës dhe bilancit, aq sa duhen eliminuar në mënyrë drastike nga dieta e tyre, vetëm me koston e mbajtjes së linjave trupore. E vërtetë? E gabuar? Përgjigja e saktë është, kjo varet.

Një pjatë makarona mund të jetë aq kalorike dhe e rrezikshme për linjat tuaja, por kjo jo për fajin tuaj direkt. Përkundrazi, shpesh mënyra si i përgatitni ato mund të jetë e gabuar. Mësoni mënyrat e duhura të konsumimit të pastave, pa patur frikën e rritjes së dhjamit në bel.

1.Ulni indeksin e glicemisë me gatimin e duhur

Kjo do të thotë se pas gëlltitjes së pastave, pavarësisht nga erëzat që përdoren, vlerat e glukozës në gjak rriten ndjeshëm dhe insulina e prodhuar nga pankreasi e bën të vështirë zhdukjen e sheqerit të tepërt. Ky është një fenomen i rrezikshëm që menjëherë çon në dehidratim, grumbullimin e yndyrës dhe rritjen e oreksit, por në afat të gjatë mund të nxitë edhe shfaqjen e diabetit. Megjithatë, ka një truk për të ulur indeksin e glicemisë tek makaronat: vetëm hajini ato aldente. Në fakt, sa më e gjatë koha e gatimit, aq më i madh rreziku i rritjes së glicemisë. Në të kundërtën, sa më pak që të përgatisni taliatelet ose penet, aq më shumë ulet kjo vlerë. Në këtë mënyrë, sheqernat në gjak mbahen nën kontrroll.

2.Kushtojini vëmendje erëzave dhe perimeve

Sekreti qëndron tërësisht në fibrat dhe proteinat. Të dyja, në fakt, janë në gjendje të ulin ndjeshëm indeksin e glicemisë, pa ndikuar në linjat tuaja. Për këtë arsye spagetit ose penet duhet të shoqërohen me perime (më të mirat janë kungulli i njomë, patëllxhani, brokoli), ose me salcë ose peshk ton. Të gjitha këto duhet të kalohen vetëm me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, ndoshta i shtuar ky vetëm pak minuta përpara se t’i servirni në tryezë.

3.Mund t’i hani për darkë?

Do të ishte mirë që t’i konsumoni ato për drekë për t’i dhënë kohë trupit për t’i tretur. Megjithatë, nuk është një rregull absolut konsumimi i tyre në darkë, në fakt, jo vetëm që nuk është një mëkat kapital, por në disa raste mund të jetë gjithashtu i dobishëm. Për shembull, ata që vuajnë nga çrregullime të gjumit mund të hanë makarona, bukë, elb dhe oriz në dietën e tyre të mbrëmjes, të paktën 2-3 herë në javë. Këto ushqime janë veçanërisht të pasura me triptofan, një substancë që stimulon prodhimin e serotoninës, hormon që nxit relaksimin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

4.Gjithmonë zgjidhni atë integralet

Përveç kohës së gatimit, zgjedhja e llojit të tyre është gjithashtu thelbësore. Makaronat që do të serviren në tavolinë duhet të jetë gjithmonë integrale. Në fakt, versioni i plotë ngadalëson asimilimin e sheqernave dhe nxit një ndjenjë të ngopjes. Për më tepër, këto varietete përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve, të cilat luftojnë inflamacionin, fibrat që stimulojnë mirëqenien e zorrëve dhe kripërat minerale, të rëndësishme për kockat dhe muskujt.

5.Kujdes porcionet

Këshilla është gjithmonë që t’i peshoni makaronat, ashtu si edhe gjyshet tona. Sasia e duhur është 80 gram, që duhet të konsumohet brenda një vakti të vetëm. Megjithatë, meqë kërkesa e përditshme e karbohidrateve është rreth 45-60%, gjatë ditës mund të konsumoni drithërat e tjera, të cilat mund të shoqërojnë mëngjesin ose darkën.