MENU
klinika

Marrëdhënia e vështirë mes tyre

Merkato krijon tensione mes Tares dhe Sarrit

25.06.2022 - 20:43

Gjithcka e ndezur te Lazio, por jo në drejtimin e duhur. Në fakt, tensionet tashmë të dukshme mes drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit Maurizio Sarri për merkaton po rriten.

Trajneri ka bërë kërkesa që bien ndesh me filozofinë e drejtuesit shqiptar dhe të klubit në përgjithësi. Marrëdhëniet e ndërlikuara dhe vonesat për negociatat nuk nisin vetëm me Marcos Antonio, gjithashtu Alessio Romagnoli është në pritje, por është gati të nënshkruajë me Fulham, me të cilin ka marrëveshjen totale.

Humbja e tashmë ish-kapitenit të Milanit do të konsiderohej një gabim i madh, por ajo që shqetëson edhe më shumë është mungesa e komunikimit mes dy figurave dhe mosdëgjimi i kërkesave të Sarrit nga ana e Tares. Nuk ka pasur kurrë një ndjenjë mes të dyve, por një distancë që krijon vështirësi.

Shqetësuese është edhe sittata për portierin. Sarri, pas largimit të Strakoshës, do të donte Carnesecchi-n, pavarësisht dëmtimit, ndërsa Tare preferon Sergio Rico-n. Acerbi nuk është shitur dhe Sarri e do në ekip, ndërsa klubi do ta shesë, oferta erdhi për 16 mln euro, por Lotito kërkon të paktën 25.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi shqiptar kujton 25 majin

Kumbulla: Një muaj më parë ishim kështu

Sulmuesi i Kombëtares më i kërkuari

“Dhelprat” duan Brojën, vjen edhe Eriksen?