MENU
klinika

Analiza

Merkel, fajtore për luftën në Ukrainë?

10.06.2022 - 08:30

Angela Merkel nuk është e çmendur, ajo është thjesht e zhgënjyer.

Ajo gjithmonë e dinte se Vladimir ishte një problem? Barbar.

Nuk është faji i Gjermanisë, aq më pak i saj. Në fund të fundit, askush nuk mund ta kishte parashikuar këtë katastrofë.

Kështu ishte rikthimi i papritur i Merkelit në skenën politike këtë javë pas një zhdukjeje gjashtëmujore nga sytë e publikut. E ulur për një bisedë 90-minutëshe kokë më kokë me një gazetare gjermane, Merkel arriti jo vetëm të heqë nga vetja çdo përgjegjësi për luftën në Ukrainë, por bëri të njëjtën gjë për të gjithë kombin gjerman.

“Nuk do të kërkoj falje”, deklaroi ajo kur u hap tema e Ukrainës, duke lënë të kuptohet se as bashkatdhetarët e saj nuk duhet ta bëjnë këtë.

Në një kohë kur disa nga partnerët lindorë të Gjermanisë, nga Polonia në Balltik, po i kërkojnë Berlinit që të vlerësojë me sinqeritet rolin që Gjermania luajti në hapjen e rrugës për pushtimin rus të Ukrainës, qëndrimi sfidues i Merkelit, duke pasur parasysh besueshmërinë e saj në Gjermani, është i destinuar t’i ndërlikojë më tej këto marrëdhënie.

Kur kancelarja 67-vjeçare në pension doli nga pas perdes për t’u përballur me një turmë të martën, megjithatë, çështje të tilla nuk mund të ishin larg fokusit.

Në përputhje me mjedisin – një shtëpi e stilit barok në Berlinin qendror që shërbeu si shtëpia artistike e dramaturgut Bertolt Brecht – ishte teatër politik në më të mirën e tij.

E veshur me një nga xhaketat e saj dhe një gjerdan, Merkel dukej se ishte vetvetja– derisa filloi të fliste.

“Mendoj se mund të pajtohem me këtë fazë të re të jetës sime dhe të jem shumë e lumtur”, tha ish-kancelarja, duke rrëfyer se si kishte kaluar muajt që kur la postin duke lexuar libra “të trashë”, duke udhëtuar nëpër Itali dhe duke shëtitur plazhet e bregdetit baltik të Gjermanisë.

Sado të padëmshme që mund të duken këto gjëra për shumicën e politikanëve, ato ishin detaje personale që Merkel i ruante si sekrete shtetërore kur ishte kancelare. Një “sekret” i jetës së saj private që Merkel i lejoi stafit të saj t’ua shpërndante gazetarëve të dëshpëruar që përpiqeshin ta profilizonin atë ishte se asaj i pëlqente të gatuante supë me patate pomeraneze.

Sipas këtij standardi, pamja e së martës ishte ekuivalenti i Merkelit me “Keeping Up with the Kardashians”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Merkel është përballur me kritika të forta nga jashtë, duke përfshirë edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Pas muajsh heshtje për ato politika, Merkel vendosi se ishte koha për të mbrojtur reputacionin e saj.

Kritika ukrainase ndaj Merkelit i ka rrënjët në dy vendime të rëndësishme që ajo mori si kancelare: së pari, masa e saj për të bllokuar rrugën e Ukrainës drejt NATO-s në 2008; së dyti, lejimi gazsjellësit Nord Stream 2 me Rusinë edhe pasi vendi aneksoi Krimenë në 2014 dhe nxiti një luftë separatiste në Donbas.

Në skenën në Berlin, Merkel mbrojti masën e NATO-s, duke thënë se nëse Gjermania do të kishte lejuar anëtarësimin e Ukrainës të vazhdonte, Putini do ta konsideronte atë një “shpallje lufte”.

Për më tepër, ajo argumentoi se Ukraina ishte një demokraci e papjekur, e korruptuar në atë kohë dhe ishte nën kontrollin e oligarkëve.

Arsyetimi i saj ishte me të meta në të dyja pikat.

Si fillim, çështja në rendin e ditës në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 nuk ishte anëtarësimi i menjëhershëm për Ukrainën, por vendosja e vendit në një rrugë drejt pranimit.

Marrëveshjet e përkohshme për sigurinë e saj brenda aleancës, të tilla si garancitë dypalëshe që Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët i kanë bërë Finlandës dhe Suedisë në javët e fundit ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me NATO-n, mund të ishin bërë në Ukrainë në atë kohë.

Dhe ndërsa Ukraina nuk ishte një themel i demokracisë në vitin 2008, një perspektivë e qartë e anëtarësimit mund të kishte ndihmuar në forcimin e rrugës së saj demokratike, ashtu siç bëri për një tjetër anëtar të NATO-s dikur- Gjermaninë Perëndimore. Kur Gjermania iu bashkua NATO-s në vitin 1955, administrata e qeverisë së vendit mbeti e mbushur plot me ish-nazistë dhe ushtria e saj mezi ekzistonte. Megjithatë, ajo u soll në vete.

Merkel hodhi poshtë gjithashtu nocionin se ajo kishte braktisur në mënyrë efektive Ukrainën dhe inkurajoi Putinin të testonte vendosmërinë e Perëndimit duke dështuar të mbante një qëndrim të ashpër ndaj agresionit të tij ndaj fqinjëve të tij. Në fakt, ish-kancelarja argumentoi se ajo në fakt ndihmoi Ukrainën t’i blinte kohë për t’u përgatitur për t’u mbrojtur duke përfshirë Rusinë në një seri negociatash të gjata që kulmuan me të ashtuquajturat marrëveshje të Minskut, një përpjekje e dobët për paqen që asnjëra palë nuk e mori seriozisht.

“Vetëm sepse diplomacia mund të mos funksionojë në fund, nuk do të thotë se ishte e gabuar në fillim,” tha ajo.

Ndërsa Merkel deklaroi të martën se “zemra e saj rreh gjithmonë për Ukrainën”, veprimet e saj si kancelare tregojnë një histori tjetër.

Nëse ajo do të kishte dashur vërtet të ndihmonte Ukrainën kundër kërcënimit të një sulmi rus, ajo dhe koalicioni i saj do ta kishin furnizuar Kievin me armët e nevojshme. Në vend të kësaj, ata refuzuan.

“Personalisht jam shumë mirë”, deklaroi ajo me një buzëqeshje në fillim të daljes së saj në skenë, duke thënë se e ka “ndërgjegjen e pastër”.

Sado e bezdisshme që mund të tingëllojë për dis, duke marrë parasysh luftën, fjalët e Merkelit ofruan një “lehtësim” për shumë gjermanë që e konsiderojnë atë si një autoritet moral dhe i mungon prania e saj e qëndrueshme në krye të qeverisë.

Duke iu përgjigjur kritikave të ashpra për trajtimin e krizës në Ukrainë nga qeveria aktuale gjermane, për shembull, Merkel tha se kishte besim të plotë te pasardhësi i saj, Olaf Scholz.

“Nëse mendoja se gjërat po shkonin në drejtimin e gabuar, atëherë do të kishte shumë njerëz që mund t’i telefonoja,” i tha ajo audiencës së saj. “Nuk më është dashur ende.”

Sikur të kishte dikë…

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s