MENU
klinika

Kush mungon?

Meta, Microsoft dhe Epic bashkojnë forcat për metaverse

23.06.2022 - 10:42

Një grup kompanish përfshirë disa emra të mëdhenj të teknologjisë dhe internetit kanë bashkuar forcat për të zhvilluar standardet e metaverse.

Organizata quhet Metaverse Standards Forum dhe bashkëthemeluesit e saj janë Meta, Microsoft, Huawei, Nvidia, Qualcomm, Sony, Epic Games, Unity dhe Adobe.

Një kompani që i mungon kësaj liste është padyshim Apple. Shumë raportime flasin se Apple pritet të lançojë një pajisje të saj të realitetit virtual ose të shtuar dhe synon të bëhet një lojtar madhor në metaverse kur pajisja të bëhet e disponueshme.

Google gjithashtu mungon në këtë listë ndërsa po punon me një pajisje AR me emrin e koduar Project Iris. Niantic apo Roblox gjithashtu mungojnë.

Megjithatë kompanitë nuk kanë asnjë pengesë si bashkohen kësaj organizate. Metaverse do të ishte një sukses vetëm nëse kompanitë, veçanërisht ato të mëdhatë e adoptojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plani më ambicioz i Facebook-ut deri më sot

Çfarë është “Horizon Workrooms”?