MENU
klinika

"Punon me Rusinë për programin nuklear të Iranit"

Mike Pence sulmon Presidentin Joe Biden para opozitës iraniane në Shqipëri

24.06.2022 - 09:47

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, mund të jetë kandidatura e republikanëve për President në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka nisur fushatën për të marrë mbështetjen fillimisht brenda garës së republikanëve. Hetimi që po bëhet ndaj Trump në lidhje me sulmin ndaj Kapitol duket se do të jetë pengesë që ishPresidenti të rikandidojë për një herë të dytë, ndaj vëmendja e republikanëve është zhvendosur tek ish-zëvendëspresidenti Mike Pence.

Ai zhvilloi dje në vizitë në Shqipëri në kampin e qëndrestarëve të opozitës iraniane “ASHRAF-3”. Vizita ishte private dhe kjo u konfirmua edhe nga mungesa e zyrtarëve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, nga politikanët shqiptarë ishin vetëm një pjesë e tyre, të cilët marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme me ftesë të opozitës iraniane. Ndërkohë, fjalimi i tij dukej sikur kërkonte mbështetjen e 1.5 milionë iranianëve që janë nënshtetas amerikanë.

Gjatë fjalës së tij, Pence lartësoi veprimet e administratës Trump ndaj pushtetit iranian, duke theksuar sanksionet kundër zhvillimit të projekteve bërthamore dhe mbështetjen e muxhahedinëve kundër regjimit iranian, për të sjellë në pushtet një qeveri siç tha ai demokratike. Ndërkohë, nga ana tjetër, sulmoi nga Tirana, nga kampi i muxhahedinëve “Ashraf 3”, administratën e Presidentit aktual Biden. Sipas ishzëvendëspresidentit, Presidenti i SHBA-së Biden po tregon dobësi dhe po bashkëpunon me Rusinë, që ka sulmuar në mënyrë të paprovokuar Ukrainën, për të lejuar programet bërthamore në Iran.

MIKE PENCE

“1.5 milionë amerikanë kanë lindur në Iran që do të thotë që SBNA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar nga kontributi i iranianëve. Shumica e iranianëve në SHBA kanë ardhur pas ngjarjeve tragjike të revolucionit. Ata zgjodhën SHBA si vendin e tyre se e dinin se Amerika do të jetë toka e lirisë. Jemi krenarë për komunitetin tonë iranian amerikan dhe bashkohemi me viktimat që kanë humbur jetën dhe që kanë vuajtur në mënyrat që ju e kuptoni. Ne ju mbështesim ashtu siç dëshmuam sot në ASHRAF 3.

Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se kurrë. Kur isha zëvendëspresident në 2009-ën, unë mbaj mend që kam parë me shpresë se si opozita e Iranit protestoi për të drejtën e lirisë. Kryengritjet e 2019-ës, ku shumica e protestuesve vërshuan në rrugët e Iranit dhe Teheranit dhe e gjithë bota ishte dëshmitare. Ata kërkonin përfundimin e të gjitha dekadave të vuajtjeve dhe kërkonin mbështetje për të drejtat e tyre dhe unë si kongresmen dhe Presidenti i asaj kohe i SHBAsë, qëndruam të heshtur. Por e dija se ku është zemra e amerikanëve. Kishte një mungesë veprimesh dhe duhej një edukim për lidershipin amerikan me të drejtat themelore. Zemra e Amerikës është liria, ndaj ne s’duhet të jemi kurrë të heshtur për mbrojtjen e lirisë. Duke i dhënë një zë popullit të Amerikës, ne nënshkruam një rezolutë për të mbështetur protestuesit kurajozë të Iranit.

Senati e kaloi rezolutën në mënyrë unanime pothuajse dhe e gjithë mbështetja e madhe dhe administrata Obama u bashkua përgjuat këtij udhëtimi dhe e mbështeti rastin e rezistencës së Iranit. Në mënyrë të trishtueshme, administrata e Obamës pati një refuzim për të sulmuar pikërisht këta udhëheqës të Iranit që ishin tiranë dhe shumica juaj në këtë sallë e keni eksperimentuar duke qenë se kryengritja e 2019-ës ishte një masakër e dhunshme. Ne pamë një tirani të skajshme dhe shpresa për liri nuk mundet kurrë të shuhet. Unë shoh në sytë e secilit prej jush në ASHRAF 3 konfidencën se populli i Iranit do jetë i lirë në një të ardhme.

Kjo është një dëshmi që vjen nga të gjitha kryengritjet në të gjithë vendin, regjimi i cili vrau 500 mijë protestues. Si pjesë e administratës së Trump, e di që në atë kohë Amerika nuk ndenji e heshtur për të gjitha këto veprimet nga ana e regjimit. Ne mbështetëm popullin e Iranit që mbështeste dhe përqafonte lirinë. Gjithashtu ishim kundër programit nuklear dhe të gjitha ato miliarda dollarë të harxhuar për programet nukleare ne kemi vendosur sanksione të forta për ushtrinë dhe masa kufizuese për regjimin e mullave. Kemi përforcuar sanksionet me masa shtrënguese gjatë administratës Trump. Të gjitha këto janë parime. Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës të mbështesë popullin e Iranit e të nkurajojmë mbështetësve botërorë të marrin masa kundër regjimit dhe të lëmë popullin e Iranit të ndjekë fatin e vetë. Ne në administratën e Trump i thamë OKB-së se Amerika kurrë nuk do të lejonte Iranin të merrte armë bërthamore. Konfrontuam regjimin e Mullave dhe e izoluam Iranin si kurrë më parë duke fuqizuar rezistencën e Iranit që të ngrihej e të kërkonte lirinë edhe më shumë. Nuk hezituam të merrnim masa decizive kundër regjimit që ndalonte protestuesit në Iran dhe të gjithë rajonin. Unë isha aty kur u dha urdhri dhe krerët e forcave me emrin SALAMANI kanë ikur tani përfundimisht. Ne e izoluam si kurrë më parë dhe sollën bashkë kombin arab që nga koha historike e Abrahamit.

AKUZAT NDAJ BIDEN

Presidenti dhe administrata Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik ne Iran për të gjithë botën. Administrata po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare brenda një viti, më shpejt nga sa ishte parashikuar, kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne në lidhje me aktivitetin nuklear të regjimit. Për më tepër, administrata Biden ka punuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për marrëveshjen dhe programin nuklear të Iranit.

Kjo është e jashtëzakonshme, është e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon së bashku me shkaktarët e kësaj lufte për të rihapur një marrëveshje që do të forcojë regjimet tirane. Unë si amerikan mund të them se këto veprime janë shumë të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionuar kurrë dhe nuk do të funksionojë. Programi nuklear nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. Marrëveshja do të shtrojë me ar rrugën drejt programeve nukleare. Kjo marrëveshje e re do të pasurojë regjimin e korruptuar të Tiranëve dhe do të detyrojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejtat themelore. Besimi im na mëson se ne duhet të pozicionohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen. Si një qytetar amerikan ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë dhe themelimit të një shteti demokratik në Iran.

Ne kërkojmë që të tërhiqen nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin dhe të mbështesin rezistencën iraniane dhe ta bëjmë të ditur se nuk do lejojmë regjimet për programet bërthamore në Iran. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës. Nëse Biden do t’u japë lejime të reja dhe do t’i heqë masat kufizuese regjimit iranian, kemi një braktisje virtuale të Izraelit dhe qasja e Afganistanit.

LUFTA NË UKRAINË

Më lejoni të jem pak i qartë. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën e pamëshirshme në Ukrainë. Është Vladimir Putin dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik dhe duke rihapur gazsjellësin “North Stream” do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. Ne kemi një mision atje dhe në Poloni dhe e dimë se kush do ta përdorë atë për të arritur qëllimin politik. Dobësia i lë terren për ligësi dhe ligësia në Iran dhe në të gjithë botën flet për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Nuk ka dyshime fare se çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, sepse populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli qëndron me ju në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë Iraniane demokratike. Me mbështetjen tonë që e keni të pakufitë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Ish-zv.presidenti amerikan Pence, të enjten në Tiranë!