MENU
klinika

"Serbia partner kyç"

Dendias: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE!

04.06.2022 - 07:49

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është e vetmja rrugë drejt prosperitetit dhe stabilitetit rajonal”, kështu tha në Beograd ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Dendias ka zhvilluar takim me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviç.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Selakoviç, Dendias tha se Greqia po ofronte mbështetje politike që synonte ta afronte Serbinë me BE dhe ta bënte atë të bashkohej përfundimisht në bllok.

Ai tha se e kuptonte lodhjen dhe zhgënjimin për përparimin e ngadaltë të procesit të pranimit në BE, por vuri në dukje se kjo ishte e vetmja rrugë drejt prosperitetit dhe stabilitetit në rajon.

 

 

Ai vuri në dukje se Serbia ishte një partner kyç i BE-së dhe i kërkoi Beogradit të vazhdojë procesin e reformave dhe përafrimin me politikën e jashtme të BE-së.