MENU
klinika

Bojkotojnë seancat gjyqësore:

Harta e re gjyqësore, avokatët në grevë

13.06.2022 - 11:42

Duke nisur nga nesër, të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë do të bojkotojnë çdo proces gjyqësor. Greva në fjalë vjen pas miratimit të hartës së re gjyqësore.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia në një deklaratë për mediat tha se me këtë hartë të re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet.

“Kundërshtojmë projektdraftin për hartën. Dje u mor vendimi për miratimin e hartës për një ndryshim, ku u tha se Gjykata e Sarandës nuk do të shkrihet dhe çështjes e Krujës nuk do gjykohen në Durrës por në Tiranë. Ne vlerësuam këtë situatë dhe u konstatua se nuk është bërë asnjë ndryshim. Në këto kushte duke u ndjerë të fyer, për shkak të ishte realitet që këto tavolina kanë qenë farsë propagandistike, për të thënë se është marrë vendimi, në këto kushte vendosëm që të bojkotojmë të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë. Procesi nis nesër deri të premten. Kjo hartë cënon rëndë interesat e personave por dhe rrit kostot. Duke ardhur në gjykatë të Apelit të Tiranës. Do të marr kopjen e vendimit në fjalë dhe do ti bëj kërkesë gjykatës për të caktuar një seancë tjetër. Masat e sigurisë është një pjesë e vendimit që nuk do bojkotohen. Shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona të cilat janë interesa të personave juridikë. Nëse nuk merren masa, e kemi lënë të hapur që të mblidhet Komiteti Drejtuese. Të gjithë janë dakord dhe nëse do ketë njeri që nuk do respektojë vendimin do procedohet”, tha Haxhia.