MENU
klinika

Rrugët kthehen në lumenj në Greqi

Moti i keq “paralizon” vendin fqinj

15.06.2022 - 11:00

Moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu ka përmbytur kryeqytetin Greqisë, Athinën.

Me rrugët e qytetit që janë mbushur plotë me ujë, duke bërë lëvizjet e mjeteve të transportit publik, të makinave dhe njerëzve të vështirë.

Nga pamjet e publikuara në mediet fqinje duken rrugët që janë bërë lumenj, duke shkaktuar kështu probleme në qarkullimin rrugor.

E njëjta situatë është regjistruar edhe në Selanik. Mjaftuan vetëm dy orë që reshje të dendura shiu që Selaniku të përmbytet.