MENU
klinika

Formula 1

Motori i Ferrarit në tym, Leclerc: Problem serioz

13.06.2022 - 14:31

Dy tërheqje në tre garat e fundit për shkak të problemeve në motor janë një sinjal alarmi te skuadra Ferrari, që nuk është më ajo makina e shpejtë dhe fituese e fillimsezonit.

Gara e fundit e zhvilluar në Baku (Azerbajxhan) ishte katastrofike për “kokëkuqen”, pasi u tërhoqën të dyja makinat, duke mos grumbulluar asnjë pikë.

“Është e qartë që tani kemi një problem me besueshmërinë e motorit. Për momenti nuk di se çfarë po ndodh, por është diçka që duhet zgjidhur sa më shpejt. Në këto 3 gara jemi kompetitivë, por mungon rezultati. Nuk mund të injorojmë kaq shumë pikë të humbura, duke reagim i menjëhershëm”, tha Charles Leclerc.

“Po humbasim shumë pikë në renditje dhe tashmë rivalët tanë janë shkëputur, duke qenë ne në ndjekje. Kjo është një situatë e vështirë, pasi kemi përdorur dy nga tri motorët që kemi në dispozicion, ndërkohë që sezoni është i gjatë. Duhet reagim. Për momenti nuk shoh asgjë pozitive”, u shpreh piloti i Ferrarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN