MENU
klinika

Analiza

Mund të ndryshojnë rrjedha e luftës dhe historia, por…

22.06.2022 - 15:59

Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës ka bashkuar më shumë se çdo herë demokracitë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Është e pamundur të imagjinohet një histori më e fortë, më bindëse dhe më e rëndësishme që ndryshon lojën në kohët moderne rreth asaj se pse demokracia ka rëndësi.

Nëse një regjim brutal autoritar në Rusi që sulmon demokracinë e re të Ukrainës nuk ndikon në çeshtjen e lirisë në botë … çfarë ndikon?

Partitë politike demokratike janë në mes të një stuhie të përsosur populizmi, ekstremizmi, nacionalizmi dhe autoritarizmi. Edhe para fillimit të luftës – kur COVID-ja gjunjëzoi botën, partitë politike autoritare, qeveritë dhe udhëheqësit ishin  në rritje.

Korrupsioni, indiferenca ndaj votuesve dhe organizatat e errëta partiake kanë minuar besimin e publikut në partitë politike, duke nxitur paqëndrueshmërinë demokratike dhe duke dobësuar institucionet globale.

Megjithatë, lufta në Ukrainë ofron një mundësi për të forcuar demokracitë duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak. Në Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), ne besojmë se një bashkëpunim i tillë ndërpartiak është një “ndryshues i lojës” që mund të bashkojë demokracitë në mbarë botën. NDI po krijon mundësi të reja për partitë demokratike të të gjitha ideologjive që të bashkohen për të mbrojtur demokracinë.

German Chancellor Olaf Scholz, right, and French President Emmanuel Macron stand in front of the Brandenburg Gate after a meeting in Berlin, Monday, May 9 2022. To mark Europe Day, the Brandenburg Gate is illuminated in Ukraine’s national colors. (Michael Kappeler/dpa via AP)

Ukraina është shembulli më i qartë i unitetit partiak për demokracinë. Kongresi amerikan është bashkuar me vendet aleate për ndihmën e vazhdueshme ushtarake dhe humanitare si dhe  sanksioneve  kundër oligarkëve rusë.

Në vend që të shpërbëhet, NATO po zgjerohet duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, pikërisht në kufijtë e Rusisë.

Në vend që të nxisë edhe më shumë konfliktet e brendshme për furnizimet ruse me naftë dhe gaz, Bashkimi Europian është bashkuar për  t’i dhënë fund ndikimit ekonomik të Putinit  në furnizimin me energji të Europës.

Dhe në Ukrainë, partitë politike janë bashkuar nën një flamur, një komb dhe një popull për të kundërshtuar luftën e tmerrshme të agresionit të Rusisë. Ukraina ka një demokraci të fortë. Sondazhi i NDI  tregon vazhdimisht se 75-80 për qind e njerëzve mbështesin demokracinë  dhe nuk do të hiqnin dorë kurrë nga territori vetëm për  paqe.

Macron, Scholz, Draghi and Iohannis agree: "Ukraine belongs to the European family" | Atalayar - Las claves del mundo en tus manos

Si mundi Putini të keqkuptojë në këtë mënyrë vullnetin e ukrainasve për të luftuar për lirinë e tyre?

Ky pasion për demokracinë nuk ndodhi brenda natës. Për 30 vite, NDI ka punuar për të  ndërtuar demokracinë  në  Ukrainë dhe shumë nga liderët politikë në parlamentin ukrainas kanë mësuar praktikat më të mira demokratike nga NDI përtej kufijve ideologjikë.

Dhe tani këto parti politike janë bashkuar për të mbrojtur lirinë. Le të jemi të qartë. Nuk është vetëm Ukraina ajo që po sulmohet për momentin. Demokracia në përgjithësi po sulmohet nga Kina, Rusia dhe liderë të tjerë autoritarë në mbarë botën.

Pse?

Sepse vetë ideja e një demokracie të lulëzuar ukrainase përbën kërcënimin më të madh për Putinin dhe ëndrrën e tij autoritare.

Nëse demokracia lulëzon në vendin që Putin e mendon si atdhe, cilat janë implikimet për vetë Moskën?

Të gjithë njerëzit që duan demokracinë dhe që kundërshtojnë kontrollin autoritar duhet të bashkohen për të përfituar nga ky moment. Në të vërtetë, partitë politike në SHBA, në BE dhe në mbarë botën  në të gjithë ideologjitë  kanë vepruar tashmë në nivel kombëtar dhe rajonal për të mbështetur demokracinë në Ukrainë.

Në një Kongres shumë të polarizuar të SHBA-së, partitë politike që rrallë bien dakord, janë bashkuar në mbështetje të fortë dypartiake. Kërkesat e qeverisë suedeze dhe finlandeze për t’u anëtarësuar në NATO janë saktësisht e kundërta e asaj që priste Putin.

Në Parlamentin Europian – elektorati më i madh demokratik transnacional në botë me 400 milionë votues   mbështetja për Ukrainën  nga partitë politike përfshin anëtarësimin në BE, nxitjen e ekonomisë dhe mbështetjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Më 23-24 qershor, krerët e shteteve të BE-së do të takohen për të vendosur mbi anëtarësimin e Ukrainës – vetëm katër muaj pas pushtimit të Rusisë një afat kohor jashtëzakonisht i shpejtë për shqyrtimin nëse një vend duhet të jetë pjesë e bllokut.

LVIV, UKRAINE – APRIL 18: Firefighters battle a blaze after a civilian building was hit by a Russian missile on April 18, 2022 in Lviv, Ukraine. At least six people were killed and eight wounded in missile strikes in different areas of the city, according to the governor. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Udhëheqësve të partive politike të Parlamentit Europian u është kërkuar të vendosin për aplikimet jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë, vende të tjera të kërcënuara nga Rusia.

Familja e partive europiane ka krijuar gjithashtu një rrugë të shpejtë për partitë ukrainase për t’u bashkuar me to, duke përfshirë Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, e cila mbështet anëtarësimin në partinë e Presidentit Volodymyr Zelensky.

Për të nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, më 22 qershor, NDI – në partneritet me Foreign Policy do të mbajë një konferencë.

“Si mund të ndërtojnë zyrtarët ura politike në vazhdën e krizave demokratike?” Kjo ngjarje do të mbledhë ligjvënës nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mbi elementët kyç që partitë politike me mendje demokratike duhet të marrin për të mbrojtur institucionet demokratike dhe për të luftuar autoritarët.

Për të mbrojtur demokracinë në Ukrainë dhe gjetkë, partitë politike demokratike në mbarë botën duhet të bashkohen. Dhe, siç po dëshmojmë në Ukrainë, kur demokracitë bëhen bashkë, kjo ndryshon rrjedhën e historisë.

Burimi: The Hill