Pas përfundimit të grand slam të Roland Garros është publikuar edhe renditja e re e tenistëve në të dyja kategoritë. Novak Djokovic dhe Iga Sëiatek ruajnë kryesimin edhe pse ka disa ndryshime në vendet pas.
Te meshkujt, Rafael Nadal ngjitet në vendin e katërt. Gjithsesi, renditja në këtë kategori është mjaft e ngjeshur mes 4 të parëve, që ndahen nga njëri-tjetri nga vetëm 1200 pikë. Ai që humbet pozicione është Roger Federer, aktualisht i 50-ti.
Novak remains at world No.1 📈🌎
However, a huge ATP ranking shake-up will see Daniil Medvedev replace Djokovic on June 13 🇷🇸#RolandGarros | @DjokerNole
— Eurosport (@eurosport) June 6, 2022
Te femrat nuk ka rivalitet për kreun e renditjes, pasi Swiatek është shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me më shumë se 4000 pikë. Në këtë kategori bëhet sfidë e fortë për vendet e tjera, me tenistet që ndryshojnë vendet mes tyre.