Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, producentja e njohur Vjosa Berisha, raportojnë mediet në Kosovë. Mesazhet e miqve në faqen e saj në “Facebook”, përcjellin dhimbjen… për një njeri shumë të veçantë. Një grua e fortë, që luftoi me dinjitet. Një profesioniste që zgjodhi të rikthehej në vendlindje, për t’i dhënë shumë, kulturës së dy anëve të kufirit shqiptar.
Vjosa Berisha kishte mbi 20 vjet përvojë pune në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit. Ajo krijoi B2, një kompani për marrëdhënie me publikun, film dhe industri kreative me zyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Berisha ishte gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest që nga fillimi duke marrë rolin e Drejtoreshës të Festivalit duke e rritur me ambiciozitet festivalin për 11 vjet për ta bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit në Kosovë.
Ky festival sot është i frekuentuar nga shumë kineastë nga rajoni, Evropa dhe një sërë personalitetesh të njohura botërore të filmit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Festivali ka në konkurrim programe evropiane, ballkanike, të mesme dhe dokumentare, si dhe drejton një platformë rajonale të industrisë së filmit PriFORUM, e cila mbledh dhe ofron mundësi të shkëlqyera për kineastët e rinj nga rajoni për të avancuar projektet e tyre dhe rrjetëzim me shumë ekspertë, profesionistë të industrisë së filmit dhe të ftuar nga Evropa. PriFest zhvillohet çdo vit në korrik në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Në vitin 2015 Berisha mori kursin e EAVE Producers Workshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015. Ajo prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producente – “The Flying Circus” (2019) me skenarist dhe regjisor Fatos Berisha dhe filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) bashkëprodhuar me regjisorin Borjan Zafirovski.
Ajo ka punuar në shumë projekte të tjera video dhe televizive duke përfshirë producenten e programit të famshëm për fëmijë “Sesame Street Workshop” (prodhoi 42 inserte të segmenteve “3 minuta të gjata” në shqip dhe serbisht për audiencën kosovare të transmetuara në televizionin publik RTK gjatë viteve 2002-2004).
Vjosa Berisha ishte edhe anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013, dhe formimi i saj arsimor konsiston në një diplomë Master i Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Ëestminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë. Në vendin e saj Kosovë, ajo ishte një zë i fortë në promovimin e të drejtave LGBTI përmes programit Let it Be të PriFest të cilin e krijoi në 2014 dhe e kuroi atë në partneritet me Outfest LA dhe Queer and Migration IFF Amsterdam.