MENU
klinika

Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi

Ndërron jetë turisti 21-vjeçar nga Anglia

01.06.2022 - 21:41

Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës 21-vjeçari anglez qe ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ditën e sotme.

I riu nga Anglia dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin kur u rrëzua nga kati i tretë.

Njoftimi i policisë

Dhërmi/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.