MENU
klinika

Tenis

Ndërron shtetësinë për të luajtur në Wimbledon

21.06.2022 - 09:29

Dje ishte një teniste me nënshtetësi ruse, sot është një gjeorgjiane. Natela Dzalamidze ka vendosur të ndërrojë nënshtetësi, për të patur mundësi të luajë në grand slam të Wimbledon.

Organizatorët e turneut londinez nuk lejojnë tenistët rusë e bjellorusë për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu, numri 44 i renditjes botërore, specialiste e lojës dyshe, vendosi të ndërrojë flamur. Gjithsesi, prania e saj në Wimbledon nuk është 100% e garantuar.

“Kombësia e sportistëve është një proces i bashkërenduar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF)”, – thanë organizatorët e turneut londinez. Natela Dzalamidze pritet të luajë në Wimbledon në lojën dyshe me serben Aleksandra Krunic. Turneut londinez është i vetmi që mori këtë masë ekstreme ndaj tenistëve rusë e bjellorusë.