MENU
klinika

Arsyeja

Ndryshon sërish Twitter, platforma braktis limitin e 280 karaktereve!

28.06.2022 - 09:51

Twitter po ndryshon sërish. Rrjeti social mori faqet e para të mediave botërore pas lajmit se njeriu më pasur në botë, Elon Musk, kishte ofruar zyrtarisht rreth 44 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë së krijuar nga Jack Dorsey në vitin 2006. Por ndërkohë që blerja sipas vetë Musk është “përkohësisht e pezulluar”, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për të patur akses tek disa të dhëna mbi përqindjen reale të profileve false, drejtuesit e Twitter po kryejnë atë që cilësohet si ndryshimi më i madh i platformës nga zgjatja e mesazheve nga 140 në 280 karaktere.

Twitter ka zyrtarizuar një funksion të ri të quajtur Twitter Notes, që premton të ndryshojë thellësisht strukturën e kësaj platforme. Ndryshimi do t’i mundësojë rreth 300 milionë përdoruesve shkrimin e teksteve më të gjata, me mundësi formatimi më të avancuar si dhe një përdorim më interesant të videove dhe pamjeve që mund të shpërndahen më thjeshtësisht nga përdoruesit e tjerë.

Një aplikacion që ekzistonte edhe më parë si “Twitter Article”, por që ishte në fazën e saj eksperimentale, ndërkohë që tani merr një formë konkrete, duke i dhënë një instrument më të përdorshëm profesionisteve te komunikimit, nga gazetaret tek blogerët, duke u futur në “luftë” me programe si WordPress dhe Medium. Për momentin, “Twitter Notes” po përdoret nga disa grupe të targetuara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britaninë e Madhe, por synohet së shpejti zgjerimi global.

Rikujtojmë, se Twitter po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të postojnë deri në 2500 fjalë, pas 280 karaktereve të lejuara deri më tani. Kompania tha se ata vendosën për këtë veprim për faktin se Twitter po bëhet gjithnjë e më popullor dhe përdoruesit po përdorin platformën për të publikuar përmbajtje më të gjata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thotë magjistari izraelito-britanik?

“Facebook, Whatsapp dhe Instagram ranë për shkak të alienëve”

Dëshiron të ndryshojë emrin dhe gjininë

Çfarë ndodhi me fëmijën e Elon Musk