MENU
klinika

Rama: S’ka limit, për propozimet më ekstreme…

Nisma ‘për të shndërruar’ akset rrugore

24.06.2022 - 12:19

Qeveria Shqiptare ka hapur një konkurs dhe ka ftuar artistët të aplikojnë me idetë e tyre për realizimin e veprave të artit në hapësira publike dhe për t’i shndërruar atraktive për syrin, siç janë disa nga rrethrrotullimet kryesore në akset rrugore të vendit.

Sa i përket fondit që do vërë në dispozicion shteti, kryeministri Edi Rama tha se nuk janë vendosur limite për cilësinë e materialeve që do përdoren. Ndërkohë ky fond do të merret nga personi që është autori i veprës dhe me këtë ai do të duhet të strukturojë dhe grupin që do e realizojë cdo detaj të punës.

“Ne do fokusohemi të zgjedhim idetë ë të mira e të japim buxhete që bëjnë vepra cilësore se do jenë aty për gjatë. Nuk kemi vënë asnjë lloj limiti për materialet për.. asnjë limit që nga propozimet më ekstreme deri tek propozimet për një statujë në bronx janë të mirëpritura. Kur ka propozime komplekse, s’është e detyrueshme të kesh inxhinier e arkitekt, por mund dhe të duhen. Ato të gjitha përfshihen te buxheti i punës. Do ketë një shpërblim për artistin dhe një buxhet ku artisti fut krahun e punës që duhet.

Kontrata është me autorin, autori ka pastaj ekipin e vet. Këto janë buxheti i veprës nuk kanë lidhje me ne. Nëse ju ndodh që ngrihen ndihmësat që t’ju thonë se meritojnë më shumë se sa merrni ju, këtë punë ta zgjidhni vetë”.

Rama deklaroi se të gjitha institucionet do kenë një buxhet për art.

“Nëse kanë 1 lek për shpenzime kapitale, ndërtime restaurime, një lek të shkojë për të shpenzuar për arin në hapësirat e tyre.

Ne kemi rënë pak rrugës më të shkurtër duke marrë këto hapësira problematike shumë nga pikëpamja vizuale se na duhet shumë se për një vend që synon të zhvillojë e të bëhet pikë referimi për turizmin është me rëndësi të ofrojë në gjithë territorin e vet shije estetikë pastërti e bukuri, në këtë rast duhet të bëni konsultat e duhura se ku do preken këto hapësira se jo gjithcka e gjithkund duhet prekur në një rrethrrotullim se ka të bëjë me sigurinë mos shpërqëndrimin. Vitin tjetër do kemi mësuar shumë kohë e eksperiencë të fituar nga ky vit e do kemi dhe hapësira të tjera ku do stimulojmë më shumë marrëdhënien e institucioneve me komunitetin e artistëve”.

Disa nga hapësirat publike që duhen rikonstruktuar përmes artit janë: Rrethrrotullimi i Rrogozhinës, rrethrrotullimi i Gjirokastrës, Kryqëzimi tek mbikalimi i Plepave, mbikalimi Gosë në aksin Kavajë Rrogozhinë, aksi Durrës Kavajë, mbikalii i Kavajës, mbikalimi Pallati me Shigjeta- Unaza e Tiranës, Levan hyrje dalje Tepelenë, rrethrrotullimi Plug.