MENU
klinika

"Gjithçka, fëmijëve ukrahinas"

Nobelisti rus nxjerr në ankand medaljen e artë

02.06.2022 - 14:23

           Gazetari Dmitry Muratov, ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand çmimin “Nobel për paqen”, fituar marsin e këtij viti dhe paratë do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët refugjatë ukrahinas, që janë larguar nga pushtimi rus.

Ofertat do të pranohen deri më 20 qershor, sipas shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”, me qendër në Dallas, Teksas.

Të ardhurat do t’i jepen UNICEF-it, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve ukrahinas. Kjo ditë, përkon dhe me ditën ndërkombëtare të refugjatëve.

Në një intervistë muajin e kaluar, Muratov tha se dëshiron ta bëjë ankandin për të ndihmuar në mbështetjen e ukrahinasve që u larguan nga vendi i tyre, për shkak të pushtimit, duke e quajtur situatën e krijuar, një tragjedi të vërtetë.

“Ne kemi kuptuar se, për të ndihmuar fëmijët e Ukrahinës, mund dhe duhet të dhuroni gjënë më të çmuar dhe më të rëndësishme që keni. Dhe ne kemi vendosur të nxjerrim në ankand, medaljen e artë NOBEL”, – shkran gazetari i njohur, në “Twitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Populli kundër pushtetit

Rusët në protestë: E urrej Putinin!