MENU
klinika

Bojko Borisov: I japim votat!

Opozita bullgare i hap rrugë heqjes së vetos ndaj M. së Veriut

22.06.2022 - 11:51

Opozita bullgare duket se i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka vënë në dispozicion votat e tij.

Kreu i opozitës bullgare, Bojko Borisov, i bëri thirrje kryeministrit Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Borisov, propozimi i presidencës franceze dha kuadrin më të mirë për një marrëveshje midis dy vendeve. “Unë i besoj Macronit dhe Komisionit Evropian”, tha Borisov.

Ai akuzoi kryeministrin Petkov se gënjen në Bruksel se Slavi Trifonov dhe Teodora Genchovska po e pengojnë atë të vendosë për veton. “Diçka po e shqetëson. Pse ka frikë?” pyeti kryetari i GERB.

Një shumicë pro-evropiane mund të krijohet me votat e GERB dhe MRF, tha Borisov, duke shtuar se sot jep 59 vota për të hequr veton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Austria “dush” të ftohtë vendeve të BE-së

“Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE ne duhet të dalim”


Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë