Punimet në Parkun i Shtëpisë së Pavarësisë kanë ecur me ritme të shpejta, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga sheshi, i cili duket se tashmë ka marrë formë.
“Vlorë – Parku i Shtëpisë së Pavarësisë drejt marrje formës përfundimtare”, shkruan Rama.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, do të jetë një hapësirë tjetër e re që do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së vendit. Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti. Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.