MENU
klinika

Analiza

Pse liderët europianë nuk e duan Ukrainën në BE!

15.06.2022 - 16:13

BE-ja së shpejti do të vendosë nëse do t’i japë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u bashkuar me bllokun, sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e cila vizitoi Ukrainën gjatë fundjavës.

Pranimi i Ukrainës trajtohet megjithatë me më shumë skepticizëm në Evropën perëndimore progresive. Pavarësisht fjalëve të ngrohta ndaj Ukrainës, BE-ja ka qenë qartësisht e ndarë në lidhje me mënyrën e trajtimit të konfliktit të vendit me Rusinë.

Por, sigurisht, shkon më thellë se kaq.

Ukraina e krishterë ortodokse përshtatet shumë më mirë me Poloninë katolike dhe shtetet konservatore në gjysmën lindore të BE-së, kryesisht sllave, sesa me vendet në perëndim të larmishëm laik të BE-së.

Pavarësisht fjalëve inkurajuese nga von der Leyen, çdo rekomandim për anëtarësim do të ishte një hap paraprak në një rrugë shumë të gjatë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të besojë se vendimi i BE-së do të “përcaktojë” të ardhmen e Evropës, por vendi i tij nëse do t’i bashkohej bllokut, do ta gjente veten krah vendeve si Hungaria dhe Polonia.

Hungaria dhe Polonia janë kritikuar për kundërshtimin e tyre ndaj vlerave liberale për çështjet LGBT, si dhe armiqësinë e përgjithshme ndaj imigracionit masiv.

Ukraina – me pikëpamjen e saj konservatore fetare – ka të ngjarë të jetë një dhimbje koke e ngjashme për elitën e Brukselit, e cila vazhdimisht po përplaset me liderët në Evropën Qendrore dhe Lindore, jo më pak për problemet e dukshme me sundimin e ligjit, diçka që ka shumë të ngjarë të bëhet një problem po ashtu me Kievin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar tashmë se do të kalojnë “dekada” përpara se Ukraina të pranohet në BE, duke sugjeruar se në vend të kësaj,Kievi mund të bashkohet me një “komunitet paralel europian”.

Ndonëse duket si një lëvizje për të qetësuar Ukrainën, sugjerimi i Macron mund të hapë derën për një ndarje midis dy palëve të BE-së, me integrimin ekonomik – por jo politik.

Mbështetja për anëtarësimin në BE është sigurisht e lartë në Ukrainë, siç është në Poloni.

Por si në Poloni, të krijohet përshtypja se ukrainasit shpresojnë se BE-ja mund të jetë më shumë një shoqatë shtetesh sovrane sesa një organ i centralizuar që përpiqet të imponojë norma dhe vlera progresive në të gjithë bllokun.

BE-ja gjithashtu ofron pak garanci për sigurinë. Kjo i është lënë NATO-s, anëtarësimi në të cilin duket një perspektivë e largët për Kievin.

Nëse Ukraina do të donte të bashkohej me një aleancë evropiane ekonomike dhe të sigurisë, atëherë vendet si Polonia mund të krijonin një konfederatë të re konservatore evropiane në lindje të BE-së.

Dhimbja tjetër e kokës për Brukselin është se çdo rrugë e shpejtë për Ukrainën do të përfshinte përshpejtimin e anëtarësimit në BE për Serbinë, një tjetër shtet sllav ortodoks të krishterë, ku përsëri BE-ja ka shqetësime jo vetëm për cilësinë e institucioneve, por edhe për mënyrën se si të mirëpresë një konservator të tillë.

BE-ja nuk do të ishte ilaç për Ukrainën.

Në të vërtetë, larg nga të qenit një ilaç për të gjitha – si për Hungarinë dhe Poloninë – mund të rezultojë të jetë një dhimbje koke.

Siç duket, vende si Hungaria dhe Polonia do të bëhen kontribues neto të BE-së deri në fund të dekadës, duke ndryshuar rrënjësisht balancën e rrezikut-shpërblimit nga anëtarësimi në BE.

Si vende që nuk janë pjesë e Eurozonës, shumica e vendeve anëtare qendrore dhe lindore të BE-së gjithashtu mund të largohen më lehtë nga blloku.

Me çdo kusht Ukraina duhet të kërkojë aleanca të reja.

Nga JONATHAN SAXTY

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e DW pas samitit të BE-së në Bruksel

“Mungesa e një udhëheqjeje të vendosur e trimëron Putinin”

Nga “Il Giornale”

“Vijat e kuqe” të Evropës


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s