MENU
klinika

Tenis

Përcaktohen çiftet gjysmëfinale të “Roland Garros”

02.06.2022 - 12:56

Është mbyllur faza çerekfinale e grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe tenistët më të mira që avancojnë në gjysmëfinale. Për meshkuj kemi dy emra surprizë në “top-4”, që do të përballen mes tyre.

Kroati Marin Cilic mposhti numrin 7 në botë, rusin Andrey Rublev me rezultatin 3-2 (5-7, 6- 3, 6-4, 3-6, 7-6) pas 4 orësh, duke dalë në gjysmëfinale. Përballë tij do të jetë norvegjezi Casper Ruud, numri 8 në botë. Ai mundi 3-1 danezin Holger Rune (6-1, 4- 6, 7-6, 6-3). Gjsmëfinalja tjetër është Nadal-Zverev.

Te femrat, një biletë për në gjysmëfinale ka siguruar numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek. Ajo mposhti 2-0 (6-3, 6-2) amerikanen Jessica Pegula, duke qenë favoritja kryesore për këtë grand slam. Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë rusja Daria Kastakina, që mundi 2-0 (6-4, 7-6) në çerekfinale patrioten e saj Veronika Kudermetova.

Gjysmëfinale – Femra

I.Swiatek-D.Kasatkina

M.Trevisan-C.Gauff

Gjysmëfinale – Meshkuj

R.Nadal-A.Zverev

C.Ruud-M.Cilic

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon