MENU
klinika

Lejoi ndërtime pa leje

Pezullohet nga detyra inspektori në Lushnje

04.06.2022 - 10:33

Inspektori 43-vjeçar me inicialet G.R., është pezulluar nga detyra pasi mësohet se ka favorizuar ndërtime pa leje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje mbi bazën e materialeve procedurale të dërguara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat, e cila duke përdorur edhe metodat e posaçme të hetimit nën drejtimin e Prokurorit, ka siguruar provat që vërtetojnë se ai ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Në shkelje të ligjit dhe funksionit të tij organik, punonjësi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, Inspektor G. R., me veprimet dhe mosveprimet e tij, gjatë viti 2021, ka lejuar dhe favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në zbatim të urdhërit të Prokurorit datë 03.06.2022, ka ekzekutuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë:

• Inspektor G. R., 43 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Vendimi ndaj këtij shtetasi është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje mbi bazën e materialeve proceduriale të dërguara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat, e cila duke përdorur edhe metodat e posaçme të hetimit nën drejtimin e Prokurorit, ka siguruar provat që vërtetojnë se ai ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Në shkelje të ligjit dhe funksionit të tij organik, punonjësi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, Inspektor G. R., me veprimet dhe mosveprimet e tij, gjatë viti 2021, ka lejuar dhe favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier