MENU
klinika

EMRI

Plagosen 3 anëtarë familjeje në Ksamil, shpallet në kërkim autori

07.06.2022 - 16:49

Tre persona të së njëjtës familje mbetën të plagosur ditën e sotme në Ksamil pas një konflikti fizik. Report Tv mëson se autori është Gjergj Arapi 21 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Arapi ka qenë sëbashku me disa persona të tjerë kur ka kryer plagosjen. Policia po punon për kapjen e Arapit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të plagosur kanë mbetur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti. Një nga te plagosurit, është nisur me helikopter drejt Tiranës.