MENU
klinika

"Mitsotakis hiq dorë nga armët, le të bëjmë paqe!"

Politikani turk shpalos flamurin para Parlamentit të Greqisë

26.06.2022 - 10:29

Në kohën kur marrëdhëniet greko-turke kanë hyrë në një krizë të re, plot tension dhe deklarata të forta nga Mitsotakis dhe Erdogan, një gjest i paprecedentë është bërë nga një politikan turk.

Mediat greke e cilësojnë si provokim, që kryetari i TDP (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigul i ka shkuar “në shtëpi” kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Sarigul ka udhëtuar drejt Athinës dhe me një flamur turk në dorë është shfaqur para Parlamentit të Greqisë, në shesh  Sintagma, ndërsa i ka kërkuar Kyriakos Mitsotakis që të mos kërkojë ndihmë nga SHBA.

“Për momentin jam në Greqi. Mos kërkoni ndihmë nga Amerika. Kërkoni miqësi nga Turqia. Mitsotakis, hiq dorë nga armët. Ejani në paqe, ne jemi këtu”, tha Mustafa Sarigiul në videon që postoi në rrjetet sociale, teksa shpalosi flamurin turk.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi