MENU
klinika

Analiza e The Guardian

Pse duhet hequr dorë nga ideja se Ukraina mund të fitojë?

14.06.2022 - 08:58

Lufta në Ukrainë arrin një pikë rreziku maksimal.

A mund të udhëhiqen palët drejt kompromisit dhe zgjidhjes, apo dëshpërimi i tyre, i shoqëruar me ethet e luftës nga jopjesëmarrësit, do ta çojë konfliktin në rrezik katastrofe?

Qeveria britanike i ka ofruar Kievit atë që ajo e quan mbështetje të palëkundur.

Kështu, Boris Johnson ia ka deleguar politikën e tij për Ukrainën presidentit të Kievit, Volodymyr Zelenskiy. Kjo përfshin ambicien për të dëbuar trupat ruse nga e gjithë toka ukrainase, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin. Numrat e ushtrisë së Rusisë tashmë po e bëjnë gjithnjë e më pak të besueshme një fitore të tillë totale dhe një kthim në kufijtë e para 2014-ës. Do të kërkonte gjithashtu një shtim masiv të ndihmës perëndimore për një periudhë të gjatë kohore.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka quajtur tashmë atë si luftë të SHBA-së kundër Rusisë.

Kur Ukraina e pengoi përparimin fillestar rus, ndihma perëndimore u shfaq vendimtare. Në muajt e fundit balanca e fuqisë ushtarake është zhvendosur. Franca dhe Gjermania tani po tregojnë kujdes. Ashtu si shumica e NATO-s, ata po i japin Kievit ndihmë ushtarake dhe humanitare, por me të drejtë e konsiderojnë luftën si një luftë të zgjerimit rus.

Ata nuk përdorin gjuhën e Joe Biden dhe Johnson për një konflikt të madh që përfshin të gjithë perëndimin.

Vladimir Putin do të vazhdojë të “pasurojë” arsenalin e tij bërthamor. Nëse ai mund të rrafshojë qytete të tëra ukrainase me bomba, pse jo me armë bërthamore?

Teksa luftërat e sotme zvarriten, efekti i tyre në emocionet e publikut zbehet dhe zvogëlohet. Kur sovjetikët pushtuan Evropën Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, disiplina e perëndimit ishte absolute. Ai ndoqi doktrinën e frenimit të George Kennan-it, jo rikthimit. Shtypja sovjetike e Hungarisë në 1956 dhe Çekosllovakisë në 1968 nuk u kundërshtua. Një konfrontim bërthamor  ishte i paimagjinueshëm. K

Studimet e fundit kanë treguar se sa iu afrua bota katastrofës, vetëm nga  kompromise të fshehta dhe vendime në sekondën e fundit.

Që nga momenti kur një konflikt nxehet, ethet e luftës shtrembërojnë arsye. E nxitur nga media, ajo helmon çdo përpjekje për paqe me thirrjen, “shumë njerëz kanë vdekur për të arritur kompromis”. Strategjia është gjithashtu e shtrembëruar.

Ashtu siç na u tha në vitin 2003 se Iraku po planifikonte një sulm me raketa ndaj Britanisë, kështu tani duhet të besojmë se Putini është një kërcënim i ngjashëm për sigurinë tonë.

Doktrina e frenimit të Luftës së Ftohtë, e rënë dakord në heshtje nga Moska dhe Uashingtoni, u mbajt për shmangien e një konfrontimi lindje-perëndim midis fuqive të mëdha.

Gjithçka tjetër ishte në varësi. Tani jemi pikërisht në një pikë kthese të tillë.

Çfarëdo zgjidhje të arrihet në Ukrainën lindore, do të jetë një kompromis. Johnson dhe Britania e kanë kryer detyrën e tyre ndaj njerëzimit të përbashkët për të ndihmuar një shtet të huaj, jo një aleat, që t’i rezistojë një agresioni të egër rus.

Këtu duhet të shtrihet sfera e kompromisit. Nëse Johnson ndihet i paaftë për të kërkuar paqe, ai duhet të paktën të ndalojë së bërtituri për luftë. Kapitulli tjetër në marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën duhet të jetë që këto dy vende të vendosin.

Simon Jenkins është një kolumnist i Guardian

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN