MENU
klinika

"Njihesh nga ai"

“Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend”? Ja si përgjigjet Sara Hoxha

28.06.2022 - 11:59

Ledri dhe Sara janë një ndër çiftet më simpatike dhe të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata komentohen shpesh dhe marrin një vëmendje shumë të madhe.

Mirëpo, Sara së fundmi ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve në Instagram, nga ndjekësit e saj.

Ajo nuk e ka aspak problem që t’i përgjigjet edhe komenteve negative apo kritikave.

Ndër të tjera, dikush e pyeti atë nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.

Por ja si u përgjigj ajo: “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”

Mirëpo, një tjetër e pyet Sarën:  “Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”

Por ajo thotë se nuk është aspak toksike. Madje, Sara shtoi se ajo rastis në ndonjë koncert të tij pasi aty ndodhen dhe njerëzit e saj më të afërt.

“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– shkroi Sara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mamaja e Ledrit tregon për herë të parë takimin me Sarën

“Unë nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si…”


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?