MENU
klinika

Arsyeja!

Pse ne nuk i mbajmë mend kujtimet e fëmijërisë?

23.06.2022 - 11:11

Shumica prej nesh nuk kanë asnjë kujtim nga tre deri në katër vitet e para të jetës sonë -në fakt, ne priremi të kujtojmë shumë pak nga jeta para moshës 7 vjeçare. Dhe kur përpiqemi të kujtojmë kujtimet tona më të hershme , shpesh është e paqartë nëse kujtimet tona janë të vërteta apo thjesht janë kujtime të bazuara në foto apo histori të treguara nga të tjerët.

Në pamje të parë, mund të duket se arsyeja që ne nuk kujtojmë kur jemi foshnje është sepse foshnjat dhe të vegjlit nuk kanë një memorie të zhvilluar plotësisht. Por foshnjat deri në gjashtë muaj mund të formojnë kujtime afatshkurtra që zgjasin për minuta dhe kujtime afatgjata që zgjasin me javë por edhe me muaj.

Sigurisht, aftësitë e kujtesës në këto mosha nuk janë të ngjashme me të rriturit. Në fakt, ndryshimet zhvillimore në proceset bazë të kujtesës janë paraqitur si një shpjegim për amnezinë e fëmijërisë, dhe kjo është një nga teoritë më të mira që kemi marrë deri tani. Këto procese bazë përfshijnë disa rajone të trurit dhe përfshijnë formimin, ruajtjen dhe më pas rikthimin e kujtesës.

Hipokampusi, që mendohet të jetë përgjegjës për formimin e kujtimeve, vazhdon të zhvillohet deri në moshën shtatë vjeçare. Fëmijët dhe adoleshentët kanë kujtime më të hershme sesa të rriturit.

Truri ynë nuk ka aftësinë për të ruajtur kujtimet, deri të paktën 2 vjeç. Shpeshherë prindërit na kanë treguar momente të bukura që kemi kaluar kur kemi qenë të vegjël, por nuk i kujtojmë dot por thjesht i përfytyrojmë.

Fëmijët janë më shumë të prirur për të krijuar këto kujtime të rreme.