MENU
klinika

Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës

Pse s’ndahet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit?

22.06.2022 - 14:30

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën ku ndodhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të vetos bullgare në procesin e integrimit të dy shteteve në BE.

Në një deklaratë të fortë për emisionin “Pikat mbi i” në News 24, Ngjela tha se “fakti që jemi përballë një situate të tillë që deri këtu jemi te fakti unë them që jemi para shpërbërjes së Maqedonisë”.

“Pse bashkohet Shqipëria me Maqedoninë kur me Bullgarinë e di që do vendosë veton?
Fakti që kjo pikëpyetje mban brenda shumë opsione, unë marr opsionin që do shpërbëhet Maqedonia. Pse? Se nuk fiton dot Shqipëria”, tha Ngjela.

Deklarata e Ngjelës:

Pse nuk shkëputet Shqipëria nga Maqedonia, çfarë i lidh këta me një barazi politike apo gjeopolitike? Ku qëndron bashkimi i këtyre? Maqedonia është drejt shpërbërjes.

A do bashkohet pjesa shqiptare e Maqedonisë me Kosovën?
Se s’ma ha mendja të ketë këmbëngulje kaq të madhe që të mos ndajë Shqiperine nga Maqedonia. Se e dinë që Bullgaria s’e fut në BE Maqedoninë se thotë që ata janë bullgarë dhe bullgarë janë në fakt.

Pse bashkohet Shqiperia me Maqedoninë kur me Bullgarinë e di që do vendosë veton?
Fakti që kjo pikëpyetje mban brenda shumë opsione, unë marr opsionin që do shpërbëhet Maqedonia. Pse? Se nuk fiton dot Shqipëria

Nuk flasim për kohë, por për mundësinë, koha varet kur do e vendosë politika amerikane apo nje politikë më e madhe.

Ne e kemi në favor që po tregon që Maqedonia është drejtë shpërbërjes.

Një pjesë do shkojë drejtë bullgarëve, dhe Bullgaria ndaj e vë veton, e thonë si ka mundësi të hyjë një shtet tjetër bullgar në BE dhe bën sikur harron që atje janë dhe shqiptarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN