MENU
klinika

Opsionet për brazilianin

PSG i tregon derën Neymar, shitje ose huazim për të

28.06.2022 - 18:23

PSG ka informuar Neymar se nuk e preferon në organikën e skuadrës për sezonin 2022-2023. Ylli brazilian ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e klubit francez me këta të fundit që në verën e vitit 2017 paguan plot 222 milionë euro për ta transferuar 30-vjeçarin nga Barcelona.

Mirëpo, duket se aventura e tij tashmë ka ardhur në fund dhe kryeqytetasit kërkojnë ta largojnë me patjetër aq sa janë të gatshëm të negociojnë edhe një huazim të mundshëm, si dhe të paguajnë gjysmën e rrogës që përfiton aktualisht Neymar.

Ndërkohë, dy klubet të cilat janë lakuar si alternativë për të ardhmen e brazilianit janë Juventus dhe Barcelona. Bardhezinjtë kërkojnë një goditje me efekt në merkato, një figurë e cila garanton sukses edhe në anën e marketingut e për këtë aspekt Neymar është nga më të vlerësuarit.

Por, nuk mund të anashkalohet edhe një rikthim te Barcelona, diçka që sulmuesi do ta priste me kënaqësi, edhe pse pengesë e madhe është situata ekonomike e katalanasve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN