MENU
klinika

Nga porta, në sulm

PSG nxjerr një formacion të plotë në shitje

25.06.2022 - 17:32

PSG ka një kontingjent të pasur lojtarësh. Kampionët e Francës e kanë çdo repart të “blinduar”, por ekipi ka nevojë për spastrime dhe klubit i duhet të bëjë disa shitje për të rregulluar bilancin dhe për të qenë korrekt me FPF (fair-play financiar).

Plot 11 lojtarë të PSG-së janë me valixhe gati. Një formacion i plotë, i cili mund të bënte shumë mirë nëse do të konkurronte diku. Rinovimi i Kylian Mbappe ka ulur ndjeshëm shanset e Mauro Icardit për të siguruar një fanellë titullari.

Sulmuesi argjentinas është në merkato. E njëjta gjë edhe për Julian Draxler dhe Georgino Wijnaldum, me këtë të fundit që zbarkoi verën e kaluar në kryeqytetin francez si lojtar i lirë.

PSG është afër arritjes së akordit me Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak i Interit pritet t’i kushtojë rreth 70 milionë euro klubit francez, që ka nxjerrë në merkato edhe lojtarë si mesfushorët Herrera dhe Paredes, apo qendërmbrojtësit Kehrer e Diagne.

Drejt largimit është edhe Keylor Navas, i cili ka humbur garën për postin e titullarit mes shtyllave me Gigio Donnarummën. Gjithsesi, te PSG po presin trajnerin e ri, i cili do të marrë edhe vendimet finale se kush qëndron e kush jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN