MENU
klinika

Samiti i G7

Putini do të shfrytëzojë çdo moment dobësie të Perëndimit!

27.06.2022 - 12:16

RUSIA ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës në një përshkallëzim të mëtejshëm të kësaj lufte shkatërruese.

Raketat kanë goditur kryeqytetin, Kievin; civilët janë vënë në shënjestër dhe, edhe një herë, Putini ka treguar se nuk i intereson aspak akuzat për kryerjen e krimeve të luftës.

Ky përbindësh i ditëve moderne nuk do të ndalet para asgjëje për të kapur kontrollin e një shteti sovran fqinj – dhe nëse ai ndjen ndonjë ndarje midis vendeve që kundërshtojnë barbarinë e tij, ai do ta shfrytëzojë atë në çdo mënyrë që të mundet.

Proposed price cap on Russian oil moves closer at G7 summit | G7 | The  Guardian

Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që udhëheqësit e samitit të G7 të mbledhur në Gjermani të qëndrojnë të vendosur – atë që Presidenti Biden theksoi pikërisht këtë dje.

Boris Johnson ka të drejtë kur thotë se lufta është në një pikë kritike; dhe liderët duhet të dëgjojnë Presidentin Zelensky kur ai flet për hyrjen e konfliktit në një “fazë të vështirë moralisht dhe emocionalisht”.

G7 summit opens amid lower expectations, protests-Xinhua

Kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja duhet të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën dhe pse Perëndimi nuk duhet të tërhiqet nga vendosja e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë.

Çdo shenjë dobësie vetëm sa do të zgjasë gjakderdhjen.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga lëkundja e Macron tek deklaratat e Johnson

Çfarë ndodhi në samitin e G7?

429 milion paud në garanci për huadhënien e Bankës Botërore

Boris Johnson: Nuk është koha për të hequr dorë nga Ukraina