MENU
klinika

Thomas Strakosha

“Që fëmijë kam ëndërruar të luaj në Premier League”

16.06.2022 - 21:56

Thomas Strakosha po kërkon për ekip të ri pas mbylljes së aventurës me Lazion. Portieri shqiptar fitoi dy Kupa Italie dhe po kaq Superkupa me bardhekaltrit nga Roma.

Kontrata i ka përfunduar dhe 27-vjeçari do të zgjedhë lirisht klubin e radhës në karrierë. Sirenat angleze nuk kanë munguar. Fulham i kë bërë një ofertë konkrete, teksa ka interesim edhe nga Chelsea.

Kepa Arrizabalaga është me valixhe gati dhe trajneri Thomas Tuchel e sheh “gardianin” e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin perfekt të spanjollit.

Strakosha e ëndërron që kur ishte fëmijë kalimin në Premier League, ndërkohë që foli për gazetarin Fabrizio Romano në lidhje me situatën e tij dhe interesimin nga ishulli.

Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”, deklaroi Strakosha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku do të luajë sulmuesi shqiptar?

Arsyeja pse Spezia nuk blen dot kartonin e Manajt