MENU
klinika

"..do shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës"

Rama e nis ditën me pamje nga tuneli i Skërficës

06.06.2022 - 09:51

Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit.

Sipas tij, rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, ndërsa do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku flet nga tuneli i Skërficës

Kur hapet aksi Kardhiq-Delvinë?