MENU
klinika

“Nuk pres asgjë nga Bullgaria”

Rama flet nga Brukseli për negociatat

23.06.2022 - 09:47

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli nuk u shpreh optimist për një përgjigje pozitive, duke theksuar se një vend i NATO-s, po mban peng Evropën.

Para nisjes së Samitit, kryeministri Edi Rama foli për gazetarët duke theksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë nga Bullgaria, por nëse zgjidhet tha ai është një motiv për të marrë frymë.

“Unë ja kam thënë dhe po e përsëris përkundër optimizmit të ngutur të këtyre në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, tha kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jemi mësuar me premtime absurde!"

Rama poston foton me homologun e RMV

Çfarë do të ndodhë me tre vendet e Ballkanit Perëndimor

​Sot nis samiti dyditor i BE-së në Bruksel