MENU
klinika

"Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por…"

Rama konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin e BE-së

22.06.2022 - 12:22

Menjëherë sapo nga Bullgaria dolën lajme pozitive për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama nuk shprehet shumë optimist për heqjen e vetos bullgare, megjitatë konfirmoi pjesëmarrjen e samit.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN