17.06.2022 - 10:12
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve.
Në rendin e ditës është performanca financiare e qeverisjes vendore. Por mësohet se gjithashtu në fokus të takimit do të jetë menaxhimi i sezonit turistik veror, por edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.
Mbledhja do të startojë me një diskutim për decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore me fjalën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Ai do të pasohet nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj dhe më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.