MENU
klinika

“Jam i pa interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”

Rama njofton: Për herë të parë do mbahet Kuvendi i përbashkuar

20.06.2022 - 14:12

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë është arritur dakordësia që në nëntor, për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të mbahet për herë të parë Kuvendi i përbashkuar i të dy Republikave.

“Nuk e ekzagjëroj fare po të them se pas cdo mbledhje të përbashkët i afrohemi pak më shumë qëllimit të dokumentit të partneritetit strategjik të nënshkruar në Prizren në 2014.

Sot ramë dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar të pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dy Republikave.

Një seancë jubilare ku deputetët e të dy shteteve do të jenë bashkë për të adreduar popullin shqiptar kudo ku ndodhet”.

Rama tha se gjithashtu është rënë dakord “që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë dhe revistën e parë bashkëqeveritare”.

“Do i shërbejë të gjithëve ju për të parë të gjitha faktet e shifrat e bashkëpunimit, marrëveshjet dhe nivelin e zbatimit të tyre. Do kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive që do publikohet rregullisht në fund të cdo viti për të informuar për ecurinë e bashkëpunimit mes nesh”.

Bashkëpunimin mes dy vendeve Rama tha se donte ta tregonte përmes një shifre.

“Volumi tregtar mes Shqipërisë e Kosovës kur nisëm këtë bashkëpunim të afërt ka qenë 136 mln euro, volum qesharak sot jemi në 433 mln euro, që s’është ende volumi që kemi ambicien të arrijmë, mbi 1 miliardë euro, por nuk mund ta quash më të papërfillshëm”.

Ndërkohë Rama foli për marrëdhënien mes tij dhe qeverisë së Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti.

“Kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje e mungesë së ecurisë së punës mes dy qeverive.

Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara përfshirë dhe ato në të kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo arsye për të bërë spekulime të tjera të natyrës politike se unë jam i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të përbashkët me Kosovën