MENU
klinika

"U besoj haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve"

Rama, “sherr” me Braçen për numrin e lopëve dhe të imtave

28.06.2022 - 18:33

Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Rama ngre pyetjen ‘më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon’.

“Shqipëria, meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën.
Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera, si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur?

97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.

Pas përgjigjes së Ramës, ka reaguar Erion Braçe, që thotë se ai nuk gënjen.

“Më falni që nuk di të gënjej.

1-Unë nuk numëroj lopët.

Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.

Unë kam cituar drejt e pa asnjë gabim INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!

INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo, burimi: Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

Pra po them: Lopët i ka numëruar Ministria edhe në 2017, edhe në 2018, edhe në 2019, edhe në 2020, edhe në 2021.

Burimi i INSTAT eshte ky numerim!

Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!

E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!

Janë shumë më të besueshëm këta se pesë ministra nga 2016 e këtej, që akuzojnë njëri-tjetrin se kanë numëruar gabim lopët.

2. Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; numri i lopëve në rënie, shoqërohet me sasinë e qumështit të prodhuar më par; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)

3. Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, çmimi i qumështit në grumbullim ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se me shpenzimet e ushqimit per lopet!

Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; por nuk gënjet dot kërkënd, përfshi edhe kryeministrin.

Per dy arsye;

E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve”, shkruan Braçe, në përgjigjie të Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN