MENU
klinika

Vizitë në Kosovë

Rama takon familjarët e Hashim Thaçit

19.06.2022 - 08:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, sot pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Rama do të vizitojë dy fabrika të një eksportuesi nga Kosova.

Sipas agjendës së siguruar nga Klan Kosova, me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin, Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në një fabrikë mielli, ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do të vizitojë një fabrikë dyshekësh në Gjakovë.

Pasi t’i kenë përfunduar këto vizita të dielën, ministrat e Ramës do të mësyjnë Prishtinën, ndërsa ai vet do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Një ditë më pas, të hënën, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.