MENU
klinika

“Në NATO kërkova që Kosovën ta ftojnë në…”

Rama zbulon bisedën me Biden

29.06.2022 - 19:11

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda e zhvilluar sot me Presidentin e SHBA, Joe Biden, duke shkruar se ai ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë.

Sipas Ramës, Biden ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

Gjithashtu, në mesazhin në “Twitter’, kryeministri Rama thekson se ka kërkuar në Samitin e NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Sot në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën

Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj,arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.