Ashtu siç flitej prej disa ditësh në mediat shqiptare dhe ato skoceze, klubi i Aberdeen ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. 26-vjeçari është afrimi i parë i verës për këtë skuadër, me të cilën ka firmosur për tre vjet.
Ramadani transferohet në Skoci pas përvojës me MTK Budapest, në Hungari, ku kishte mbërritur pas katër vitesh me skuadrën daneze Vejle.
“Ylberi është lojtar energjik, punëtor me shkathtësi të madhe. Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që kua për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët. Nuk kam dyshim se do të jetë favorit i madh për tifozët për shkak të dëshirës dhe angazhimit në çdo ndeshje” – u shpreh trajneri Jim Goodëin për faqen e klubit.
It’s official!
Our first signing of the summer – Albanian international Ylber Ramadani.
🔴 Welcome to Aberdeen, Ylber!#StandFree
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) June 8, 2022