MENU
klinika

Pas Vinicius Junior

Real Madrid, tjetër klauzolë 1 miliard euro

25.06.2022 - 17:10

Te Real Madrid po vjen koha e rinovimeve të kontratave për shumë lojtarë. Mes këtyre është Vinicius, por edhe ylli tjetër i ri i ekipit, Rodrygo. Kampionët e Europës duket se kanë në mendje të njëjtin trajtim për të dy lojtarët.

Nëse për autorin e golit që i dhuroi Champions-in madrilenëve është folur për një rinovim me një klauzolë të frikshme, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me brazilianin tjetër.

Në fakt, siç ka bërë të ditur Defensa Central, për Rodrygo Goes, mes futbollistëve më të rëndësishëm të sezonit të fundit të Los Blancos, duket se është gati një rinovim për pesë vite të tjerë me një opsion për një vit të gjashtë.

Por mbi të gjitha, për të shmangur probleme të merkatos, klubi i Florentino Perez do të përfshijë në kontratë edhe një klauzolë marramendëse prej 1 miliard eurosh. Rinovimi duket i sigurt dhe do të zyrtarizohet pas pushimeve të verës, me grumbullimin e skuadrës për sezonin e ti. Me pak fjalë, madrilenët po blindojnë talentet e tyre për të qenë akoma më konkurrues në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN