MENU
klinika

Formula 1

Rekord garash, synohen 25 sezonin e ardhshëm

14.06.2022 - 17:08

Liberty Media, kompania që drejton sportin e Formula 1, synon të organizojë një botëror me 25 gara vitin e ardhshëm. Pra, një garë më shumë se limiti i 24 garave i vendosur nga marrëveshja mes skuadrave dhe Liberty Media. Ndërkohë që, këtë vit sezoni do të jetë me 22 gara.

Mediat italiane konfirmojnë se skuadrat po bisedojnë me drejtuesit e Formula 1 për ta rritur këtë limit garash, duke parë shtimin e numrit të pistave. Sidomos në Amerikë, ku është rritur interesi për sportin e automobilizimit.

Ndërkohë që, në kalendar pritet të rikthehet vitin 2023 edhe Afrika e Jugut. Vitin e ardhshëm do të rikthehet në kalendar gara e Kinës (mungon prej 3 vitesh prej pandemisë) dhe do të debutojë gara e Las Vegas.

Këtë sezon ishte parashikuar një kalendar me 23 gara, por u anullua gara e Sochi (Rusi) për shkak të luftës në Ukrainë. Ajo garë nuk u zëvendësua me pistë tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN