MENU
klinika

Katalanasit, hapa ligjorë

Roma ndryshon plan, Barça irritohet për trofeun “Gamper”

27.06.2022 - 21:40

Jose Mourinho dhe Roma nuk do të shkojnë në Barcelonës për trofeun “Gamper”. Klubi italian ka vendosur të ndryshojë programin e sfidave verore, duke preferuar shmangien e një përplasjeje të rëndësishme siç do të ishte përballë Barcelonës.

Ky vendim, në fakt, ka irrituar klubin katalan, që ka paralajmëruar se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër klubit italian për dëmin e shkaktuar me këtë vendim.

“Barcelona njofton se Roma ka vendosur që në mënyrë të njëanshme, pa arsye, të tërhiqet nga kontrata e rënë dakord nga të dyja palët për ndeshjen e Trofeut Joan Gamper, e parashikuar për t’u luajtur më 6 gusht, në Camp Nou” (do të kishte një përballje të dyfishte Barcelona-Roma, për femra dhe meshkuj).

Klubi po punon për gjetjen e kundërshtarëve të rinj për edicionin e këtij viti. Në 24 orët e ardhshme do të fillojë kthimi i parave tashmë të shpenzuara për biletat. Klubi i Barcelonës dëshiron ta bëjë të qartë se anulimi i ndeshjeve ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të Barcelonës.

Departamenti Ligjor i Klubit po studion veprimet e mundshme ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj Barcelonës dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar” – shkruan klubi i Barcelonas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN