MENU
klinika

Mund të mbyllet para 30 qershorit

Ronaldo mund rikthehet në Serie A, por jo te Juve

19.06.2022 - 22:18

Cristiano Ronaldo është i lumtur te Manchester United, por nuk përjashtohet, që ashtu si ndodhi verën e tij të fundit me Juventusin, të vijë një tjetër largim dhe aventurë e re për portugezin.

Por ku?! Disa opsione, por i fundit është në Serie A dhe jo te Juventus. Roma do të përpiqet të tërheqë Cristiano Ronaldon. Një lajm i rilançuar nga Leggo dhe që pak ditë më parë filloi të përhapet në kryeqytet. Sipas revistës së njohur, asi portugez do të ishte jashtë planeve të Ten Hag dhe nuk do të dilte asnjë top klub për të.

Në gjurmët e tij do të ishte vetëm Sportingu i Lisbonës, i cili do t’i ofronte një kthim në shtëpi, si dhe mundësinë për të luajtur në Champions League. Vështirësitë, në mënyrë të pashmangshme, nuk mungojnë. Dhe mbi të gjitha kanë të bëjnë me maksi-rrogën e CR7, që kap vlerën e 23 milionë eurove.

Prandaj, për ta bërë marrëveshjen më të qëndrueshme, do të duhej të gjendej akordi deri më 30 qershor. E gjitha kjo për të përfituar nga avantazhet e Dekretit të Rritjes, i cili do t’i lejonte ish-futbollistit të Juventusit të paguante vetëm 100 mijë euro për të ardhurat nga aktivitetet jashtë vendit sa i përket taksave.

Cristiano do të ishte dëshmia ideale në Katar dhe forca shtytëse për fazën 2 të projektit Friedkin. Jose Mourinho do të ishte shumë i lumtur dhe do të kishte këtë superdhuratë nga pronarët e tij.