MENU
klinika

Tregon versionin e saj të ngjarjeve

Rrëfehet “shkaku i ndarjes” së Pique me Shakirën

13.06.2022 - 09:48

Pas ndarjes së Gerard Pique dhe Shakira, shumë pikëpyetje janë fokusuar tek shkaku i mundshëm i ndarjes: dashuria e re e futbollistit.

Në atë kohë, çdo emision televiziv dhe media u përpoq të jepte informacion dhe të gjithë besonin se ishte një grua e re që punonte si kamariere për një nga kompanitë e Pique, siç raporton ‘Salvame’.

Kjo grua e supozuar 22-vjeçare është dashuria e re e Gerard Pique-s për të cilën i dha fund lidhjes së tij 12-vjeçare me Shakirën, por programi “Socialite” ka shkuar shumë më tej.

Në një telefonatë 15-minutëshe, e reja me inicialet C.M., ka folur ekskluzivisht për emisionin “Telecinco”.

Socialite arriti të kontaktojë me të renë falë një njohjeje të përbashkët mes vajzës dhe Laura Roige, korrespondente e programit.

“Ajo është e stërmbushur me të gjitha këto, nuk e kishte menduar që informacioni mund të dilte në dritë”, tha Laura Roige.

C.M., e cila dëshiron të zbulojë të vërtetën, është arsyeja për këtë ndryshim në informacionin rreth Shakira dhe Pique.

“Ajo është përfshirë në këtë histori pa dashur dhe dëshiron të bëjë të qartë të vërtetën e saj, dëshiron të mbetet anonime por na ka dhënë leje të transkriptojmë bisedën që kemi bërë me të”, shton gazetarja e “Socialite”.

Fjalët e C.M.

“Dua të sqaroj se Gerard Pique-n nuk e njoh fare, më kanë lidhur pa kuptim me të për shkak të përshkrimit të vajzës së supozuar dhe më kanë dhënë rolin duke përfituar nga fakti se nuk kam llogari në mediat sociale pasi jam duke bërë provimet përfundimtare”, është shprehur C.M.

“Nuk jam unë dhe nuk e njoh, kështu që ju lutem më lini të qetë, njerëzit po më shajnë për gjëra që nuk kam bërë, çdo gjë që del me emrin tim do të përballet me padi, nuk e kuptoj pse më kanë bërë pjesë të historisë.

Mendoj sepse ata kanë nevojë për dikë që të ndryshojë temën dhe të ngatërrojë të gjithë, megjithëse ajo që më kanë thënë është se vajza e vërtetë do të dalë së shpejti, shpresoj që kështu të më lënë të qetë dhe të mund të kthehem duke studiuar me qetësi, kjo është ajo që ka rëndësi për mua”, është shprehur vajza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka pranuar t`ia falë tradhtinë disa herë?

Dalin detajet e reja të ndarjes së Shakirës me Pique


"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi