12.06.2022 - 11:10
Moti i keq i këtyre ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Greqisë. Mediat në vend raportojnë se në fshatrat e Orestiada-s dhe sidomos në Neochori dhe Lepti, ku shumë shtëpi janë përmbytur dhe disa edhe janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.
Shirat e rrëmbyer krijuan “lumenj” edhe në rrugët e Athinës.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe sot ndërsa shtrëngatat dhe rrebeshet lokale me breshër do të jenë të pranishme në vend. Gjatë natës pritet që kushtet e motit të përmirësohen. Si pasojë e përmbytjeve për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.