MENU
klinika

Brezi i Putinit...

Rusia përballet me recensionin më të madh, në tri dekada

21.06.2022 - 11:43

Rusia po përballet me recensionin e saj më të madh në 30 vjet dhe këtë çmimin po e paguan “brezi i Putinit”.Të rinjtë rusë që hyjnë në tregun e punës dhe ndjekin arsimin e lartë janë në një rrugë të vështirë.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sanksionet nga ekonomitë kryesore botërore po intensifikohen. Ndërkohë, në universitetet ruse po ndodhin ndryshime që vështirësojnë studentët e vendit ndjekjen e arsimit të lartë diku tjetër.

“Ne me të vërtetë po hyjmë në një lloj territori të paeksploruar në shumë mënyra,” tha për Insider Hassan Malik, një analist i lartë sovran në konsulencën e menaxhimit të investimeve me bazë në Boston, Loomis Sayles.

Ekspertët i thanë Insajderit se është e pamundur qw vetëm disa muaj pas luftës, të matet ndikimi i luftës tek të rinjtë rusë. Por ata gjithashtu thanë se brezi që u rrit nën presidencën e Presidentit Vladimir Putin – i cili filloi në vitin 2012 – tani po përjeton një Rusi shumë të ndryshme nga ajo ku u rrit.

I quajtur lirisht “Brezi i Putinit”, ky grup të rinjsh u rrit duke njohur vetëm një president në vitet e formimit dhe është midis 17 dhe 25 vjeç, sipas Wilson Center. Ata u rritën duke ngrënë McDonald’s, duke parë filmat më të fundit të Hollivudit dhe duke postuar në Instagram – të gjitha këto, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, nuk janë më të disponueshme në Rusi.

“Shumë korporata shumëkombëshe kishin premtuar karriera të mira të qëndrueshme, ku mund të avancohej sipas meritave të tyre në një lloj modeli tradicional kapitalist perëndimor,” tha Andrew Lohsen, një bashkëpunëtor në Programin e Evropës, Rusisë dhe Eurazisë në Qendrën për Strategjikë dhe Studime Ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Financial Times": Sa keq mund të bëhet?

Goditja globale e stagflacionit të vitit 2022

Nga Bloomberg/ Kjo është situata në SHBA, BE, Azi, Turqi

Bankat Qendrore të derdhin para në ekonomi, tani!